Sahihu i Buhariut — Hadithi 6082

67. Nënkapitulli: Vëllazërimi dhe besëlidhja

Ebu Xhuhajfe ka thënë: "Pejgamberi ﷺ i vëllazëroi Selmanin dhe Ebu Derdain." Abdurrahman ibn Avfi ka thënë: "Kur shkuam në Medinë, Pejgamberi ﷺ më vëllazëroi mua me Sad ibn Rebiun."

6082. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdurrahman ibn Aufi erdhi në Medinë, Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi me Sad ibn Rabiun. Pastaj, (kur Abdurrahmani u martua) i tha: “Bëj një gosti, qoftë dhe me një dele.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6082

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?