Sahihu i Buhariut — Hadithi 6087

68. Nënkapitulli: Qeshja dhe buzëqeshja

Fatimja ka thënë: "Pejgamberi ﷺ më tregoi diçka në fshehtësi dhe unë qesha." Ibn Abasi ka thënë: "Vërtet Allahu dikë e bën të qeshë e dikë të qajë."

6087. Nga: Ebu Hurejra

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar! Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan (duke qenë agjërueshëm).”
- “Liro një rob”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
- Nuk kam, - tha ai.
- “Atëherë, agjëro dy muaj rresht.”
- Nuk kam mundësi, - tha ai.
- “E po, ushqeji gjashtëdhjetë të varfër.”
- Nuk kam me se, - tha ai.
Ndërkohë, dikush i solli Pejgamberit ﷺ një shportë me hurma, e në atë rast tha: “Ku mbeti pyetësi? Merre këtë dhe jepe lëmoshë.”
- T'ia jap ndonjë më të varfri se unë?! Betohem në Allahun se, mes dy pllajave (të Medinës) nuk ka shtëpi më të varfër se familja ime, - tha ai.
Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmballët, pastaj tha: “Atëherë merreni ju!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6087

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?