Sahihu i Buhariut — Hadithi 6089
68. Nënkapitulli: Qeshja dhe buzëqeshja
Fatimja ka thënë: "Pejgamberi ﷺ më tregoi diçka në fshehtësi dhe unë qesha." Ibn Abasi ka thënë: "Vërtet Allahu dikë e bën të qeshë e dikë të qajë."
6089. Nga: Xherir ibn Abdullahu
Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Idrisi, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Qëkurse jam bërë musliman, i Dërguari i Allahut ﷺ asnjëherë nuk më ka ndaluar të hyj në shtëpinë e tij dhe, sa herë që më ka parë, ka buzëqeshur.”