Sahihu i Buhariut — Hadithi 6090

68. Nënkapitulli: Qeshja dhe buzëqeshja

Fatimja ka thënë: "Pejgamberi ﷺ më tregoi diçka në fshehtësi dhe unë qesha." Ibn Abasi ka thënë: "Vërtet Allahu dikë e bën të qeshë e dikë të qajë."

6090. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankova Pejgamberit ﷺ se nuk mund të qëndroja mbi kalë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ më goditi në gjoks dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6090

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?