Sahihu i Buhariut — Hadithi 6092

68. Nënkapitulli: Qeshja dhe buzëqeshja

Fatimja ka thënë: "Pejgamberi ﷺ më tregoi diçka në fshehtësi dhe unë qesha." Ibn Abasi ka thënë: "Vërtet Allahu dikë e bën të qeshë e dikë të qajë."

6092. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kurrë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të lëshohej i tëri në qeshje, aq sa t'i shihej njerithi, por thjesht buzëqeshte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6092

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?