Sahihu i Buhariut — Hadithi 6094

69. Nënkapitulli: Fjala e Allahut: “O besimtarë! Druajuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë!;"

Si dhe ndalimi i gënjeshtrës.

6094. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, sinqeriteti shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të flasë të vërtetën, derisa të bëhet njeri i sinqertë. Ndërkaq, me të vërtetë, gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë, derisa të shkruhet tek Allahu gënjeshtar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6094

Fjalë të panjohura?