Sahihu i Buhariut — Hadithi 6095
69. Nënkapitulli: Fjala e Allahut: “O besimtarë! Druajuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë!;"
Si dhe ndalimi i gënjeshtrës.
6095. Nga: Ebu Hurejra
Ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Ebu Suhejli, Nafi ibn Malik ibn Ebu Amiri, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri:
1. Kur flet, gënjen;
2. Kur premton, nuk e mban premtimin;
3. Kur i besohet, tradhton.”