Sahihu i Buhariut — Hadithi 6096

69. Nënkapitulli: Fjala e Allahut: “O besimtarë! Druajuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë!;"

Si dhe ndalimi i gënjeshtrës.

6096. Nga: Semure ibn Xhundubi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I kam parë në ëndërr dy burra, të cilët m'u afruan dhe më thanë: “Sa i përket atij që (e pe më herët tek) i shqyhej goja, është gënjeshtari. Ai shpif gënjeshtra, të cilat barten prej tij, saqë vërshojnë horizontet. Kështu veprohet me të, deri në Ditën e Gjykimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6096

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?