Sahihu i Buhariut — Hadithi 6103

73. Nënkapitulli: Kush e akuzon vëllanë e vet me mosbesim, pa pasur për qëllim diçka tjetër, ajo do t'i bjerë njërit prej tyre

6103. Nga: Ebu Hurejra

Muhamedi dhe Ahmed ibn Seidi na kanë thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush i thotë vëllait të vet: “O qafir (jobesimtar)!”, kjo medoemos do t'i bjerë njërit prej tyre.”

Ikrime ibn Amari transmeton nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Jezidi se e ka dëgjuar Ebu Selemen, e kjo e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6103

Fjalë të panjohura?