Sahihu i Buhariut — Hadithi 6105

73. Nënkapitulli: Kush e akuzon vëllanë e vet me mosbesim, pa pasur për qëllim diçka tjetër, ajo do t'i bjerë njërit prej tyre

6105. Nga: Thabit ibn Dahaku

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Thabit ibn Dahaku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush betohet në ndonjë fe tjetër përveç Islamit rrejshëm, do të bëhet i po asaj feje.1 Kush mbyt veten me ndonjë gjë, po me këtë gjë do të dënohet në zjarrin e Xhehenemit. Kush mallkon një besimtar është sikurse ta ketë vrarë. Kush etiketon një besimtar me kufër (mosbesim) është sikurse ta ketë vrarë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6105

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?