Sahihu i Buhariut — Hadithi 6108
74. Nënkapitulli: Ata që nuk e konsiderojnë jobesimtar personin që akuzon tjetrin me kufër nga mosdija ose për shkak të ndonjë keqinterpretimi
Omeri pati thënë për Hatib ibn Ebu Beltain: "Ai është hipokrit." Por, Pejgamberi ﷺ ia pati kthyer: “Ku e di ti? Ndoshta Allahu u ka hedhur një shikim pjesëmarrësve të Bedrit dhe u ka thënë: "Jua kam falur.”
6108. Nga: Abdullah ibn Omeri
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një udhëtimi, e pa Omer ibn Hatabin duke u betuar në babanë e vet. I Dërguari i Allahut ﷺ i thirri (sahabët) dhe u tha: “Vini re! Allahu ju ndalon që të betoheni në baballarët tuaj. Ai që medoemos duhet të betohet, le të betohet në Allahun, ose le të heshtë!”