Sahihu i Buhariut — Hadithi 6109

75. Nënkapitulli: Zemërimi dhe ashpërsia për hir të Allahut të Lartësuar

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre!” (Teube, 73)

6109. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jesera ibn Safvani na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë, ndërkohë që në shtëpi kisha vendosur një perde me vizatime (të gjallesave).” Pejgamberi ﷺ u skuq në fytyrë, e hoqi dhe e shqeu atë, e në atë rast tha: “Ndër njerëzit me dënimin më të rëndë Ditën e Kiametit janë ata që pikturojnë vizatime të tilla.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6109

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?