Sahihu i Buhariut — Hadithi 6110
75. Nënkapitulli: Zemërimi dhe ashpërsia për hir të Allahut të Lartësuar
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre!” (Teube, 73)
6110. Nga: Ebu Mesud Bedriu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e këtij i ka treguar Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.” Ebu Mesudi thotë: “Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ më të zemëruar gjatë këshillimit se atë ditë. Ai na tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë, të shtyrë në moshë dhe të atillë që kanë nevoja!”