Sahihu i Buhariut — Hadithi 6111

75. Nënkapitulli: Zemërimi dhe ashpërsia për hir të Allahut të Lartësuar

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre!” (Teube, 73)

6111. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ po falej, vërejti pështymë nga kibla e xhamisë, prandaj e fshiu me dorë dhe tha i zemëruar: “Kur dikush është në namaz, Allahun e ka përpara vetes, andaj, gjatë namazit, askush të mos pështyjë përpara vetes!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6111

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?