Sahihu i Buhariut — Hadithi 6114
76. Nënkapitulli: Ruajtja nga zemërimi
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe mbrapshtive, e kur i zemëron dikush, falin.” (Shura, 37) Po ashtu, ka thënë: “...të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134)
6114. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i forti është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6114
Fjalë të panjohura?