Sahihu i Buhariut — Hadithi 6117
77. Nënkapitulli: Turpi
6117. Nga: Imran ibn Husajni
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Sevar Adeviu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Turpi sjell vetëm mirësi.”
Në atë rast, Bushejr ibn Kabi kishte thënë: “Ndër urtësitë e shkruara është se, turpi sjell modesti dhe turpi sjell qetësi. Imrani i ishte përgjigjur: “Unë po të sjell fjalë të Pejgamberit ﷺ, kurse ti më sjell fjalë nga fletorja jote?!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6117
Fjalë të panjohura?