Sahihu i Buhariut — Hadithi 6120

78. Nënkapitulli: Nëse nuk turpërohesh, bëj ç’të duash

6120. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Ribi ibn Hirashi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndër urtësitë pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: “Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6120

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?