Sahihu i Buhariut — Hadithi 6125
80. Nënkapitulli: Hadithi: “Lehtësoni e mos vështirësoni!”
Ai (Pejgamberi ﷺ) gjithmonë e parapëlqente lehtësimin për njerëzit.
6125. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lehtësoni e mos vështirësoni, dhuroni paqe e mos vrazhdësoni!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6125
Fjalë të panjohura?