Sahihu i Buhariut — Hadithi 6128
80. Nënkapitulli: Hadithi: “Lehtësoni e mos vështirësoni!”
Ai (Pejgamberi ﷺ) gjithmonë e parapëlqente lehtësimin për njerëzit.
6128. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Lejthiu na ka thënë: Na ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një beduin urinoi në xhami, e në atë rast njerëzit iu vërsulën për ta qëlluar, por i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Lëreni (ta kryejë nevojën), e mbi vendin e urinuar derdhni një kovë me ujë, - ose u tha: një enë me ujë, - sepse ju jeni dërguar për t'i lehtësuar gjërat e jo për t'i vështirësuar.”