Sahihu i Buhariut — Hadithi 6129
81. Nënkapitulli: Të qenët i lirshëm me të tjerët
Ibn Mesudi ka thënë: "Përzihu me njerëzit, por pa e dëmtuar fenë tënde. Si dhe shakaja me anëtarët e familjes."
6129. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ rrinte me ne, saqë një vëllait tim të vogël i thoshte: “O Ebu Umejr! Ç'u bë me bilbilin Nugejr?”