Sahihu i Buhariut — Hadithi 6130
81. Nënkapitulli: Të qenët i lirshëm me të tjerët
Ibn Mesudi ka thënë: "Përzihu me njerëzit, por pa e dëmtuar fenë tënde. Si dhe shakaja me anëtarët e familjes."
6130. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë lozja me kukulla në shtëpinë e Pejgamberit ﷺ dhe kisha disa shoqe që luanin së bashku me mua. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ futej brenda, ato fshiheshin prej tij prapa perdes, ndërsa ai i gjente dhe m'i sillte përpara që të luanin me mua.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6130
Fjalë të panjohura?