Sahihu i Buhariut — Hadithi 6133
83. Nënkapitulli: Besimtari nuk thumbohet dy herë nga e njëjta vrimë
Muaviu ka thënë: "Askush s’mund të quhet i urtë, përveç nëse ka përvojë."
6133. Nga: Ebu Hurejra
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk thumbohet dy herë nga e njëjta vrimë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6133
Fjalë të panjohura?