Sahihu i Buhariut — Hadithi 6135

85. Nënkapitulli: Ta nderosh mysafirin dhe t’i bësh hyzmet personalisht

Allahu i Lartësuar ka thënë: “... mysafirët e ndershëm të Ibrahimit.” (Dharijat, 24)

6135. Nga: Ebu Shurejh Adeviu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Shurejh Kabiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij: hisja e tij (në mikpritje) është një ditë e një natë, mikpritja (e pëlqyer) është tri ditë, e çfarë është më tepër se kaq, llogaritet lëmoshë. Ndërkaq, atij nuk i lejohet të qëndrojë aq gjatë sa ta ngushtojë mikpritësin.”
Ismaili na ka thënë: “Maliku e përmend hadithin dhe shton: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6135

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?