Sahihu i Buhariut — Hadithi 6136

85. Nënkapitulli: Ta nderosh mysafirin dhe t’i bësh hyzmet personalisht

Allahu i Lartësuar ka thënë: “... mysafirët e ndershëm të Ibrahimit.” (Dharijat, 24)

6136. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, të mos e shqetësojë fqinjin e tij.
Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij.
Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6136

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?