Sahihu i Buhariut — Hadithi 6141

88. Nënkapitulli: Kur mysafiri i thotë nikoqirit: "Betohem në Allahun se nuk do të ha derisa të hash edhe ti!"

Këtë e transmeton edhe Ebu Xhuhajfe nga Pejgamberi ﷺ.

6141. Nga: Abdurrahman ibn Ebu Bekri

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Një ditë, Ebu Bekri solli një mysafir, - ose ka thënë: disa mysafirë, - kurse vetë e kaloi natën te Pejgamberi ﷺ.
Kur u kthye, nëna ime i tha: “E le mysafirin vetëm, - ose ka thënë: i le mysafirët vetëm, - sonte!” Ai tha: “A nuk u shtrove bukë?” Ajo tha: “I shërbyem, por refuzoi, - ose ka thënë: refuzuan.” Ebu Bekri u zemërua dhe filloi të fyente e të nëmte dhe u betua se nuk do ta hante atë ushqim. Unë u fsheha, mirëpo ai thirri: “O injorant!” Pastaj gruaja u betua se, nëse ai nuk ha, as ajo s'do të hajë. Po ashtu, mysafiri, përkatësisht mysafirët, u betuan se nuk do të hanë derisa të hajë edhe ai. Ebu Bekri tha: “Si duket, ky betim qe prej shejtanit”, pastaj kërkoi t'ia sillnin ushqimin dhe hëngri, e bashkë me të edhe të tjerët. Sa herë ngrinin një kafshatë, ajo që ishte në enë sa vinte e shtohej. Ebu Bekri tha: “Oj bija e fisit benu firas, ç'është kjo?” Ajo tha: “Lum e lum për ne! Qenka shtuar tri herë më shumë sesa që ishte në fillim.” Pasi mbaruan së ngrëni, Ebu Bekri ia dërgoi ushqimin Pejgamberit ﷺ.”
Transmetuesi tregon se edhe i Dërguari i Allahut ﷺ kishte ngrënë nga ai ushqim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6141

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?