Sahihu i Buhariut — Hadithi 6145
90. Nënkapitulli: Llojet e lejuara dhe të urryera të poezisë, rimave e këndimit
Allahu i Lartësuar ka thënë: “E sa u përket poetëve, vetëm të humburit janë pasues të tyre. A nuk e sheh se si sillen vërdallë në çdo luginë?!” (Shuara, 224-225) Ibn Abasi (rreth këtij ajeti) thotë: "Zhyten në çdo llaf të kotë."
6145. Nga: Ubej ibn Kab Ensariu
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Mervan ibn Hakemi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Esved ibn Abdujeguthi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Poezia mund të përmbajë urtësi në vete.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6145
Fjalë të panjohura?