Sahihu i Buhariut — Hadithi 6146

90. Nënkapitulli: Llojet e lejuara dhe të urryera të poezisë, rimave e këndimit

Allahu i Lartësuar ka thënë: “E sa u përket poetëve, vetëm të humburit janë pasues të tyre. A nuk e sheh se si sillen vërdallë në çdo luginë?!” (Shuara, 224-225) Ibn Abasi (rreth këtij ajeti) thotë: "Zhyten në çdo llaf të kotë."

6146. Nga: Xhundub ibn Sufjani

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Esved ibn Kajsi se Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ecur, u pengua në një gur, i cili ia gjakosi gishtin, e në atë rast tha:

“A nuk je tjetër veçse një gisht që u gjakose,

e në rrugën e Allahut u plagose?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6146

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?