Sahihu i Buhariut — Hadithi 6147
90. Nënkapitulli: Llojet e lejuara dhe të urryera të poezisë, rimave e këndimit
Allahu i Lartësuar ka thënë: “E sa u përket poetëve, vetëm të humburit janë pasues të tyre. A nuk e sheh se si sillen vërdallë në çdo luginë?!” (Shuara, 224-225) Ibn Abasi (rreth këtij ajeti) thotë: "Zhyten në çdo llaf të kotë."
6147. Nga: Ebu Hurejra
Ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Abdulmeliku, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fjalët më të vërteta që një poet i ka thënë ndonjëherë janë fjalët e Lebidit:
"Përveç Allahut, çdo gjë tjetër është e kotë...”
E, sa i përket Umeje ibn Ebu Saltit (poetit), ai për pak sa nuk qe bërë musliman.