Sahihu i Buhariut — Hadithi 6151
91. Nënkapitulli: Sulmi ndaj idhujtarëve përmes poezisë
6151. Nga: Ebu Hurejra
Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hejthem ibn Ebu Sinani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndër ndodhitë e tij, përmendi Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Vëllai juaj nuk thotë fjalë të kota”, - kishte për qëllim Ibn Revahën (poezitë e tij), i cili recitonte:
"I Dërguari i Allahut në mesin tonë qëndron,
Që në agimin e hershëm Kuranin e lexon.
Pasi ishim të devijuar na mësoi udhëzimin,
Në zemrat tona ka skalitur thellë besimin.
Ajo çfarë ka thënë, do të ndodhë patjetër,
Natën në namaz e kalon, e jo në shtrat fjetur,
Ndërkohë jobesimtarët dergjen në shtretër.”
Transmetimin e Junusit e fuqizon Ukajli nga Zuhriu, kurse Zubejdiu e transmeton nga Zuhriu, e ky nga Seidi dhe Arexhi, e këta nga Ebu Hurejra.