Sahihu i Buhariut — Hadithi 6155

92. Nënkapitulli: Është e urryer që poezia të mbretërojë te njeriu deri në atë masë saqë ta pengojë atë nga përmendja e Allahut, dituria dhe Kurani

6155. Nga: Ebu Hurejra

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “T'i mbushet ndokujt gjoksi përplot qelb është më mirë për të sesa t'i mbushet me poezi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6155

Fjalë të panjohura?