Sahihu i Buhariut — Hadithi 6160
95. Nënkapitulli: Kur dikush përdor fjalët: "Mjerë ti!"
6160. Nga: Ebu Hurejra
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë duke tërhequr një deve, e në atë rast i tha:
- “Hip në të!”
- O i Dërguari i Allahut, është për kurban, - iu përgjigj ai.
- “Hip në të, mjerë ti!” - i tha në herën e dytë ose të tretë.