Sahihu i Buhariut — Hadithi 6161
95. Nënkapitulli: Kur dikush përdor fjalët: "Mjerë ti!"
6161. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabit Bunaniu, e ky nga Enes ibn Maliku. [t]: Ejubi transmeton nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ishte në një udhëtim bashkë me një shërbëtor të tij zezak, i cili quhej Enxhesh. Teksa ishte duke kënduar, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Mjerë ti, o Enxhesh! Kujdes gastaret (gratë)!”