Sahihu i Buhariut — Hadithi 6165
95. Nënkapitulli: Kur dikush përdor fjalët: "Mjerë ti!"
6165. Nga: Ebu Seid Hudriu
Sulejman ibn Abdurrahmani na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Amër Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihab Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin i tha:
- O i Dërguari i Allahut! Më trego ndonjë gjë për hixhretin!
- “Mjerë ti, hixhreti është gjë e vështirë! Por, më trego ti a ke ndonjë deve?”
- Po, - tha ai.
- “E jep zekatin e tyre?”
- Po, - tha ai.
- “E po, puno (qoftë) edhe përtej këtyre vendeve, sepse Allahu nuk do të ta pakësojë mundin aspak”, - tha Pejgamberi ﷺ.