Sahihu i Buhariut — Hadithi 6169

96. Nënkapitulli: Shenja e dashurisë për hir të Allahut, përkitazi me fjalën e të Lartësuarit: “Nëse e doni Allahun, atëherë pasomëni mua, që Allahu t’ju dojë!”

6169. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë thua për një njeri që do dikë, por nuk e arrin dot (në mirësi)?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Njeriu do të jetë me atë që e do.”

Transmetimin e Xheririt e fuqizojnë Xherir ibn Hazimi, Sulejman ibn Karmi dhe Ebu Avane, nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Abdullahu, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6169

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?