Sahihu i Buhariut — Hadithi 6170
96. Nënkapitulli: Shenja e dashurisë për hir të Allahut, përkitazi me fjalën e të Lartësuarit: “Nëse e doni Allahun, atëherë pasomëni mua, që Allahu t’ju dojë!”
6170. Nga: Ebu Musa Eshariu
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dikush e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Ndodh që një njeri të dojë dikë, por nuk e arrin dot (në mirësi)!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Njeriu do të jetë me atë që e do.”
Transmetimin e fuqizojnë Ebu Muaviu dhe Muhamed ibn Ubejdi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 6170
Fjalë të panjohura?