Sahihu i Buhariut — Hadithi 6179
100. Nënkapitulli: Askush të mos thotë: "Më është djallëzuar shpirti!"
6179. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Assesi të mos thotë ndonjëri prej jush: “Më është djallëzuar shpirti!”, por thoni: “Më është mërzitur shpirti!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6179
Fjalë të panjohura?