Sahihu i Buhariut — Hadithi 6182
101. Nënkapitulli: Mos e shani kohën!
6182. Nga: Ebu Hurejra
Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos e quani rrushin kerm (bujari) dhe mos thoni: “Ç'të zeza na solli koha!”, sepse Allahu është koha.”