Sahihu i Buhariut — Hadithi 6183

102. Nënkapitulli: Hadithi: “Mos e quani rrushin ‘kerm’ (fisnik), sepse kerm është zemra e besimtarit.”

I Dërguari ﷺ ka thënë: “Në të vërtetë, i falimentuar është ai që falimenton Ditën e Kiametit.” Dhe ka thënë: “Ç'është e vërteta, triumfues konsiderohet ai që përmbahet kur është i mllefosur.” Po ashtu, ka thënë: “I tërë pushteti i takon Allahut”, - duke e cilësuar Atë me pushtetin absolut, e më pas ka përmendur edhe mbretërit në Fjalën e Tij: “Kur mbretërit futen në një vend, e rrënojnë atë.” (Neml, 34)

6183. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Po e përdorin fjalën kerm (bujari), por, ç'është e vërteta, kerm është zemra e besimtarit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6183

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?