Sahihu i Buhariut — Hadithi 6184

103. Nënkapitulli: Fjala e dikujt: "Flijofsha për ty babë e nënë!"

Këtë e transmeton edhe Zubejri nga Pejgamberi ﷺ.

6184. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ t'i thotë ndokujt: “Babë e nënë kurban t'i bëfsha!”, përveç Sadit. E kam dëgjuar atë duke i thënë atij: “Gjuaj, babanë e nënën kurban t'i bëfsha!” Mendoj se ka qenë dita e Uhudit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6184

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?