Sahihu i Buhariut — Hadithi 6187

106. Nënkapitulli: Hadithi: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.”

Këtë e transmeton edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.

6187. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Salimi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burri i lindi një fëmijë, të cilin e emërtoi Kasim.” Njerëzit thanë: “Ne nuk do ta thërrasim (këtë prind) me këtë nofkë para se ta pyesim Pejgamberin ﷺ.” Ai u tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6187

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?