Sahihu i Buhariut — Hadithi 6190
107. Nënkapitulli: Emri Hazn (Pikëllim)
6190. Nga: Musejeb ibn Hazeni
Is'hak ibn Nadri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Ibn Musejebi transmeton se babai i tij ka thënë: “Njëherë, babai im vajti te Pejgamberi ﷺ, i cili e pyeti:
“Si quhesh?”
- Hazn (Pikëllim), - iu përgjigj ai.
- “Le të jetë emri yt Sehël (Lehtësim)”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Nuk do ta ndërroj emrin që ma ka vënë babai im, - tha Hazni.
Ibn Musejebi thotë: “Qysh atëherë, pikëllimi vazhdoi të jetë i pranishëm ndër ne.”
Ali ibn Abdullahu dhe Mahmudi na kanë thënë: “Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ibn Musejebi nga babai i vet, e pastaj nga gjyshi.”