Sahihu i Buhariut — Hadithi 6192
108. Nënkapitulli: Ndërrimi i emrit me një emër më të mirë
6192. Nga: Ebu Hurejra
Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ata ibn Ebu Mejmune, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Zejnebja më parë quhej Berreh (Bamirëse), por njerëzit thoshin për të: “Po e lavdëron vetveten.” Rrjedhimisht, i Dërguari i Allahut ﷺ e emërtoi Zejnebe.
Referenca: Sahihu i Buhariut 6192
Fjalë të panjohura?