Sahihu i Buhariut — Hadithi 6194
109. Nënkapitulli: Kur dikush emërton sipas emrave të pejgamberëve
Enesi thotë: "Pejgamberi ﷺ e puthi Ibrahimin, të birin e tij."
6194. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Beshari se Ismaili tregon: “I thashë Ibn Ebu Eufait (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A e ke parë ndonjëherë Ibrahimin, të birin e Pejgamberit ﷺ?” Ai u përgjigj: “Vdiq i vogël, e, sikur të ishte caktim që pas Muhamedit ﷺ të kishte pejgamber, i biri i tij do të jetonte, por pas tij s'ka më pejgamber.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6194
Fjalë të panjohura?