Sahihu i Buhariut — Hadithi 6195
109. Nënkapitulli: Kur dikush emërton sipas emrave të pejgamberëve
Enesi thotë: "Pejgamberi ﷺ e puthi Ibrahimin, të birin e tij."
6195. Nga: Bera ibn Azibi
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit ﷺ), i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai ka një gjidhënëse në Xhenet.”