Sahihu i Buhariut — Hadithi 6196

109. Nënkapitulli: Kur dikush emërton sipas emrave të pejgamberëve

Enesi thotë: "Pejgamberi ﷺ e puthi Ibrahimin, të birin e tij."

6196. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Husajn ibn Abdurrahmani, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time. Kjo, se unë jam shpërndarës (kasim): shpërndaj pasuritë mes jush.”

Këtë e transmeton edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6196

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?