Sahihu i Buhariut — Hadithi 6199

109. Nënkapitulli: Kur dikush emërton sipas emrave të pejgamberëve

Enesi thotë: "Pejgamberi ﷺ e puthi Ibrahimin, të birin e tij."

6199. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e këtij i ka treguar Zijad ibn Ilake se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën kur vdiq Ibrahimi (djali i Pejgamberit ﷺ), u bë eklipsi i Diellit.”

Këtë e transmeton edhe Ebu Bekrete nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6199

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?