Sahihu i Buhariut — Hadithi 6201

111. Nënkapitulli: Kur dikush thërret dikë duke i lënë mangët ndonjë shkronjë të emrit

Ebu Hurejra tregon: "Pejgamberi ﷺ më thirri: “O Ebu Hirr!”

6201. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Oj Aishëz, Xhibrili po të jep selam!” Thashë: “Edhe mbi të qoftë paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut!”
Aishja thotë: “Ai (i Dërguari i Allahut ﷺ) sheh gjëra që ne nuk i shohim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6201

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?