Sahihu i Buhariut — Hadithi 6202
111. Nënkapitulli: Kur dikush thërret dikë duke i lënë mangët ndonjë shkronjë të emrit
Ebu Hurejra tregon: "Pejgamberi ﷺ më thirri: “O Ebu Hirr!”
6202. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejme ishte e hipur mbi deve, kurse Enxheshi, shërbëtori i Pejgamberit ﷺ, u grahte deveve. Pejgamberi ﷺ i tha: “O Enxhesh! Kujdes me gastaret (gratë) gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato)!”