Sahihu i Buhariut — Hadithi 6208
115. Nënkapitulli: Nofka e idhujtarit
Misveri thotë: "E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Përveç nëse dëshiron i biri i Ebu Talibit.”
6208. Nga: Abas ibn Abdulmutalibi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Abdullah ibn Harith ibn Neufeli se Abas ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! A i ke bërë ndonjë dobi Ebu Talibit ndonjëherë, meqë ai të ruante dhe zemërohej për shkak tëndin?”
- “Po. Ai do të jetë në një cekëtinë me zjarr. E, po të mos isha unë, ai do të ishte në shtresën më ulët të Zjarrit”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”