Sahihu i Buhariut — Hadithi 6209
116. Nënkapitulli: Lajkatimet që bëhen për t’iu shmangur gënjeshtrës
Enesi tregon: "Kur Ebu Talhait i vdiq një djalë, pyeti: "Si është çuni?" Umu Sulejme i tha: "Është qetësuar dhe shpresoj të ketë pushuar! Ai mendoi se ajo e kishte seriozisht."
6209. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Thabit Bunaniu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në një udhëtim dhe shërbëtori po këndonte, i tha: “O Enxhesh! Vaj halli për ty! Kujdes gastaret (gratë)!”